Vetëm 3 ditë i papunë, ish-trajneri i Partizanit emërohet në skuadrën e re në Itali

Franko Lerda ka qëndruar vetëm 3 ditë i papunë. Ish-trajneri i Partizanit i dha lamtumirën skuadrës së Pro Verçelit në Serinë C, por sot është emëruar në një tjetër skuadër italiane me të njohur dhe me më shumë ambicie.

lerda

Pro Verçeli u eliminua nga U23 e Juventusit në play-off për ngjitjen në Serinë B dhe Lerda dha dorëheqjen me 25 maj nga kjo skuadër. Sot, ai është emëruar në drejtimin e skuadrës së Krotones për ta drejtuar në sezonin e ardhshëm.

Krotone ra në këtë edicion nga Seria B dhe kërkon kthimin edhe një herë në kategorinë e dytë të futbollit italian. Sipas “TuttoC.com”, kontrata e re e Lerdës është për një vit me të drejtën e zgjatjes edhe një edicion tjetër me këtë klub, i cili pak vite më parë ia doli që të ngjitej edhe në elitën e futbollit italian.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×