Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Angli, si iu zbulua gënjeshtra “gangsterit” që drejtonte kriminelët, pamje nga ferma e tij kanabisi (FOTO-EMRI)

Shqiptari 1 750x375

Një shqiptar, që drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar, është burgosur Angli, si dhe është paralajmëruar se mund të deportohet në atdhe pas vuajtjes së dënimit me burg.

Bëhet fjalë për “bosin” shqiptar 26-vjeçar, Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në ferra, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood, në zonën Abersychan të Pontypool.

Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.

Më vonë, ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×