Historia e pabesueshme e sulmuesit 27-vjeçar, dërgon vëllain për ta zëvendësuar në dasmën e tij

Collage Maker-05-Aug-2022-06.19-PM

Një histori e pabesueshme me protagonist sulmuesin e Malmos, Mohamed Bouia Turai është bërë virale në rrjetet sociale, me 27-vjeçarin që është detyruar të dërgoi vëllain e tij për ta zëvendësuar në ceremoninë e martesës.

Collage Maker-05-Aug-2022-06.19-PM

Gjithçka nisi pasi Malmo i kërkoi futbollistit të paraqitej më shpejt në grumbullimin parasezonal me skuadrën, por Turai kishte planifikuar martesën me gruan e tij në datën 21 korrik të cilën nuk mund ta anulonte duke u detyruar të dërgonte vëllain e tij për ta zëvendësuar.

Futbollisti ka shpjeguar se fotot e tij me bashkëshorten ishin bërë më përpara dhe se vëllai i tij thjesht e zëvendësoi gjatë ceremonisë.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leon, por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, u shpreh Turai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×