Benzema e mbyll si golashënuesi më i mirë: Në finale na ktheu në ritëm goli… në pozicion jashtë loje

Karim Benzema e ka mbyllur këtë edicion të Ligës së Kampioneve si golashënuesi më i mirë i turneut. Ai tundi 15 herë rrjetën në këtë sezon të mrekullueshëm për të duke qenë lojtari vendimtar i madrilenëve.

benzema

Ai gjeti golin edhe në finale, por u anulua për pozicion jashtë loje mes polemikave të shumta. Një gol të cilin ai e sheh si pikën e kthesës së kësaj ndeshje.

Një finale është e vështirë, psikologjike, ka pauza… Nuk kishim ritëm të mirë, por shënuam një gol në pozicion jashtë loje dhe na ktheu në ritëm. Në pjesën e dytë luajtëm si gjithmonë për të fituar në finale.

Fitorja në Paris? Do të thotë shumë, klubi më i mirë në botë, në shtëpinë time, në vendin tim. Është diçka e madhe për të gjithë madrilenët’, tha Benzema.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×