Ballkani i Hapur/ Kim Mehmeti: Ramën e Vuçiç i bën vëllezër armiqësia ndaj Albinit! Zheji: Sot nuk u thyen akujt Tiranë-Prishtinë

Pikat332232323

Shkrimtari Kim Mehmeti bëri akuza të forta ndaj Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës, teksa u shpreh në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, se që të dy ata i bën vëllezër armiqësia që kanë ndaj Albin Kurtit.

Për shkrimtarin Mehmeti, Ballkani i Hapur ka qenë gjithnjë i hapur për krimin e drogaxhinjtë, që filloi të mbyllej, kur erdhi në pushtet Albin Kurti me “Vetëvendosjen. Nga ana e tij, analisti Artur Zheji u shpreh se edhe në këtë mbledhje mes dy qeverive nuk u thyen akujt mes Tiranës dhe Prishtinës.

Kim Mehmeti: Këto janë dy kryeministrat që e kanë luftuar më së shumti njëri-tjetrin. Sillen si armiq me njëri-tjetrin. Problemi ynë është që ne kemi këta që i kemi, që nuk janë properëndimor, por në atë katllukun perëndimor fshehin cdo gjë, që janë gati të bëjnë për pushtet. Absurde është që Kosovën e Shqipërinë t’i bashkojë Ballkani i Hapur. Unë i dëgjoj mediat serbe, që thonë se si ndodh kjo. Mediat serbe vlojnë në atë se sa Serbia ka arritur bllokadë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Si tani kjo Serbi e do Kosovën në Ballkanin e Hapur? A nuk i duket kjo kryeministrit të Shqipërisë pak absurde? E dini pse e do Serbia në Ballkanin e Hapur Kosovën? Sepse me atë e ngadalëson anëtarësimin e Kosovës. Serbia, me futjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, e amortizon çështjen e Kosovës. Rama e di këtë, por e bën sepse Ballkani i Hapur ka qenë gjithnjë i hapur për krimin, drogaxhinjtë, që filloi të mbyllet, kur erdhi Vetëvendosja. Ajo që i bën vëllezër Ramën me Vuçiçin, është armiqësia ndaj Albin Kurtin, nuk e duan që të dy. Nëse del i suksesshëm Kurti, ky rajon fillon t’i kthehet normaliteti, ku politika të mos jetë në shërbim të krimit.

Artur Zheji: Pasojat e një politike të jashtme si kjo, që ka si kryefjalë Ballkanin e Hapur, vetëm thellojnë ftohjen mes Shqipërisë e Kosovës. Edhe Kancelari gjerman, çuditërsisht, por jo rastësisht, e nisi vizitën e tij në Ballkan, duke nisur nga Prishtina e pastaj shkoi në Beograd. Ne shkojmë përpara në Beograd, sepse ky e ka vëlla dhe i jep dhe krahun. Këtu mendoj se ka shumë për të diskutuar. Unë mendoj se ky akull nuk u shkri dot në Prishtinë. Patëm një takim qeverish shumë teknik.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×