Robert Levandovski është kthyer prej kohësh në objektivin numër një të merkatos së Barcelonës, me polakun që e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar nga Bajerni dhe vazhdon t’i jap sinjale katalanasve me deklaratat për mediat.
Në një prononcim për “Sky Sport Germany”, sulmuesi ju përgjigj pyetjeve lidhur me të ardhmen duke thënë se nuk mund të japë ende asnjë informacion, por duke i siguruar gazetarët se së shpejti do të mësojnë diçka më shumë.
“ Do të vijë edhe momenti kur mund të jap informacione, por nuk mund të flas tani.
Së shpejti mund të mësoni diçka më shumë.”, u shpreh Levandovski.
Arena e Lajmit

Loading…