“Nuk mund ta quash paradite ‘kriminel’ e pasdite ta përqafosh”, analisti kosovar: Takimi Kurti-Rama, stisje për të fshehur të vërtetën

4

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli, i ftuar në studion e “Open” në News24, e ka quajtur takimin e sotëm kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti, si një lloj stisje për të fshehur marrëdhëniet e vërteta mes dy vendeve tona.

Si arsye për marrëdhëniet e tendosura Prishtinë- Tiranë, ai ka përmendur pasjen  e një filial të partisë Vetëvendosje në Shqipëri.

“Ka nisur si një mesazh politik dhe është përkthyer në takim teknik e po përfundon në ceremonial.
Mendoj që Kurti sikur po zëvendëson idenë e Shqipërisë së Madhe në këto takime, ai nuk e zë më në gojë bashkimin dhe modelet teknike e ndalojnë.

Një lloj stisje të takimeve për marrëdhënie gjoja të mora, në e kemi kaluar muajin e mjaltit dhe jemi në kohën e vrazhdë. Kemi ulur edhe standartin e gjuhës, një nga arsyet është e dhe një filial i Vetëvendosjes në Tiranë.

Paradite nuk mund ta quash kriminel kryeministrin dhe pasdite ta përqafosh sikur nuk ka ndodhur asgjë. E gjitha është stisje e marrëdhënieve reale mes nesh. Ka pasur fjalë shumë të rënda nga të dy anët e kufirit.

Dua të përmend rastet kur Rama ishte i vetmuar dhe shteti nuk e përcolli aty ku kishte takimet, apo foto e presidentes tonë që e preu Ramën në fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Kjo duket në një lojë që është përfunduar në një ceremoni.

Mendoj që në princip jam pro mbledhjes po këto lloj takimesh e marrëveshjeve mund të jenë bërë në kushte normale e jo me megaorganizim. Marrëveshjet janë të domosdoshme dhe pjesa simbolike po i jep peshë ë paqenë disa ngjarjeve të tilla”, është shprehur ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×