Notingem Forest është kthyer përsëri në Premier Ligë pas 23 vitesh mungesë. Klubi i tretë më i vjetër në botë, i krijuar në vitin e largët 1865, ka mundur sot në finalen e play-off të Championship skuadrën e Hadërsfilld, për të siguruar përsëri praninë në elitën e futbollit anglez.

Autogoli i adoleshentit Levi Koluill në fundin e pjesës së parë mjaftoi për t’i dhënë këtë sukses Notingem Forest në finalen në “Uembli”, ndërsa kishte polemika të shumta për dy penallti që nuk u akorduan për Hadërsfilld në këtë duel.
Kështu, Notingem Forest i bashkohet Fullhem dhe Bërnmuth si skuadrat të cilat siguruan ngjitjen në elitë në këtë edicion, me fitime të mëdha që do të përfundojnë në arkat e klubit. Prania në Premier Ligë i siguron automatikisht një çek prej 180 milionë paund nga e drejta TV skuadrave që ngjiten në elitë në edicionin 2022-2023.
Arena e Lajmit
Loading…
and then