Liderët e Ballkanit të Hapur drejt bojkotit të samitit me BE-në? Rama: Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë!

Dcb72abe 712b 4a76 801e 8bf350089b5e

Kryeministri Edi Rama është shprehur se BE është rrëmbyer nga Bullgaria e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se liderët e Serbisë, vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo.

Ashtu si edhe më herët gjatë një konference me kryeministren e Finlandës, Rama tha se nuk pritet një zhvillim pozitiv në këtë samit për vendet ballkanike dhe integrimin e tyre.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×