VIDEO/ Festa e Real Madrid, por tifozët nuk ndalin koret: Mbape, bir k***

Real Madrid ka festuar sot në rrugët e kryeqytetit spanjoll suksesin në Ligën e Kampioneve ku mundi në finale Liverpulin për të bërë të tijin trofeun për herë të 14 në histori.

bandicam 2022-05-29 22-10-15-893

Një festë e cila ka nisur me xhiron në autobus në pikat kyçe të Madridit, përfshirë edhe pritjen në Bashkinë e qytetit, për të vazhduar në shatërvanin e famshëm “Cibeles” ku festohen të gjithë trofetë e madrilenëve. Aty ishte ngritur një podium ku dolën me radhë protagonistët e suksesit madrilen, të pritur me brohoritje nga turma, ndërsa përshëndetnin tifozët.

Por një kor mbizotëronte shpesh, duke vënë në siklet edhe vetë futbollistët madrilenë. Tifozët e Real Madrid nuk e kanë harruar lehtë Kilian Mbape dhe e bënë pjesë të “festimeve” të tyre. “Mbape, bir k***”, ishte kori që dëgjohej vazhdimisht nga turma që rrethonte Cibeles, duke detyruar edhe lojtarët e Madrid që të nisnin kore të ndryshme të tjera për të ndërprerë fyerjet ndaj futbollistit francez të PSG-së.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×