“Legjendë”, “Askush si ti”! Pirlo dhe Sheva urojnë Ançelotin për trofeun e Ligës së Kampioneve

Dikur festonin bashkë trofetë e njëpasnjëshëm me Milanin por tani Andrea Pirlo dhe Andri Shevçenko, përshëndesin nga larg triumfet e Karlo Ançelotit. Tekniku italian, siguroi Ligën e Kampioneve numër 4 në karrierën e tij, duke u bërë kështu unik në historinë e këtij turneu. Një arritje për të cilën dy ish-lojtarët e tij që tani janë bërë trajnerë, nuk mund të rrinin pa e komentuar duke i shprehur urimet e rastit.

ClHK6tCWQAAn_sW

“Komplimente Mister. Legjendë”, shkruante Pirlo ne rrjetet sociale duke postuar një foto të tij me teknikun italian në vitet te Milani.

“Komplimente Mister, askush si ti! 19 vite më parë, e para në Mançester… Me katër Champions të tua, ke shkruar historinë”, ishte postimi i Shevçenkos drejtuar trajnerit të Realit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×