“Islanda kundërshtari më i rrezikshëm i grupit”, Cikalleshi: Historia ka treguar që bëjmë diferencën kur jemi të bashkuar

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Ai ka theksuar rëndësinë e sfidave si dhe i ka dhënë prioritet formës së grupit për arritjen e rezultateve.

bandicam 2022-05-30 13-35-00-780

Pergatitjet?

Normalisht jemi ne fund te kampionatit por këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne , jemi të fokusuar në stërvitje, çdo gjë po shkon sipas planit. Na ndajnë pak ditë nga ndeshja e parë uroj mos te kemi dëmtime deri ne fund dhe të jemi të plotë në skuadër dhe mos të kemi mungesa.

Elementet e rinj

Është një grup ku ne do te kërkojmë me te mirën dhe do ta tentojmë kualifikimin, duhet te kemi parasysh qe kemi dy ekipe me jo shume diferencë nga ne. Mund të themi se kemi pasur  fat qe Rusia nuk është më në grup. Duhet te fokusohemi, fillimin i mbare është gjysma e punës. Me Islandën duhet patjetër një rezultat pozitiv nëse duam vendin e parë. Kemi treguar ne miqësoret para qe jemi ne gjendje te mire na mungojnë pak gjëra, nëse i korrigjojmë dhe ato pak gjëra mund te beje krenar tifozët tanë me rezultatet në këtë grup

Sulmuesit ne skuadër?

Për ne sulmuesit normalisht është e rëndësishme te shënojmë sepse ndihmon me moralin në Kombëtare, jam i sigurt se për te arritur rezultate duhet te funksionojmë si grup, historia ka treguar qe e bëjmë diferencën kur jemi te bashkuar. Mesfushorët janë duke luajtur, kane minuat ne këmbë, dhe ne sulmuesit kemi arritur te shënojmë. Nëse sulmesit shënojnë dhe skuadra funksionon e gjitha do të ishte me e mira , harmonia ne grup do na çojë përpara.

Islanda apo Izraeli, kush është me rrezikshme?

Janë dy kundërshtar të ndryshëm, Islanda është me rrezikshme fizikisht, dhe rivëniet i bëjnë si këndore. Izraeli është ekip teknik , janë kundërshtar te ndryshëm por kemi treguar qe nuk kemi pasur diferenca me ta ne ndeshjet e shkuara. Izraeli ishte një ekip më me kualitet se ky që është sot por nuk ulim përqendrimin.

E ardhmja?

Unë sapo kam firmosur kontratën e re me skuadrën, i falënderoj për vlerësimin, jam i kënaqur me performancën time ,kam firmosur për 2 vite te tjera. Nëse vjen një ofertë normalisht do ta shqyrtoj me klubin. Jam i kënaqur aty, klubi po mundohet te ruaj grupin, jemi ne Ligen e Konferncës dhe zhvilluam një kampionat pozitiv. Të ardhmes nuk i dihet, por e përsëris jam i lumtur aty.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×