FOTO/ E mbylli sezonin te Skënderbeu, futbollisti 21-vjeçar grumbullohet nga përfaqësuesja e Kosovës

Mbrojtësi 21-vjeçar, Leard Sadriu, ishte pjesë e Skënderbeut në fund të këtij sezoni. Pavarësisht dështimit të skuadrës korçare, që nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar, kjo gjë nuk e ka penalizuar futbollistin nga Ferizaj, për të qenë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës, teksa së fundmi është grumbulluar nga skuadra A.

Kosova

Ka qenë vetë Sadriu, që nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ka ndarë foto nga séance stërvitore me Kosovës, teksa shihet në duel me Milot Rashicën. Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari mbylli bashkëpunimin me Skënderbeun pas dështimit që u shoqërua me rënien nga kategoria, teksa fillimisht do të rikthehet te Shkëndija, klub që disponon kartonin e Sadriut.

View this post on Instagram

A post shared by Leard Sadriu (@leard_sadriu)

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×