Dyshohet se transportoi drogë, zbulohet se nga ishte nisur kontejneri me banane që u bllokua në portin e Durrësit

Durres

Zbulohet se nga ishte nisur kontejneri me banane i bllokuar në portin e Durrësit, brenda të cilit dyshohet se ka pasur drogë.

Gazetari Ilgi Çelmeta raporton për BalkanWeb se kontejneri kishte ardhur nga Amerika Latine. Dyshohet se ne arkat e bananeve që mungonin ka pasur lënde narkotike. 49 Arkat që mungonin, figuronin në letrat shoqëruese të ngarkesës, në dokumentacionin perkatës.

Dyshohet se lenda narkotike është hequr nga kontejneri, pasi autoret e trafikut janë informuar se droga mund te kapej gjatë kontrollit në skanim në portin e Durrësit. Deri më tani janë arrestuar 20 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×