VIDEO/ Tenderi i sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë merret mbi 9 orë në pyetje nga SPAK, Beqaj: S’i druhem hetimit penal!

Ac857200 78eb 4b33 9c38 55705a3daab4

“Nuk i druhem një hetimi penal”. Kështu deklaroi dje ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes nga ambientet e SPAK. Ish-ministri u mor në pyetje për gati mbi 9 orë nga prokurorët në lidhje me tenderin e sterilizimit.

“Jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve”. I pyetur nëse i druhet hetimit nga SPAK, ai u shpreh: “Jo nuk i druhem fare”.

Beqaj dha llogari para oficerëve të SPAK në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili po hetohet si një koncesion korruptiv në shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala teksa ‘zbërtheu’ dëshminë e Beqajt, tha se ish-ministri dha llogari se pse ishte e nevojshme dhënia e këtij koncesioni, rrethanat dhe pse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro, gati 40% më shumë se sa ishte parashikuar në buxhetin e shtetit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×