
Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Halle Berry festoi ditëlindjen e saj dhe bëri që mosha e saj 56-vjeç të dukej si 36 kur postoi një mesazh falënderimi dhe foto për të gjithë dashamirësit ku përfshiheshin një numër i miqve të saj të famshëm dhe i dashuri i saj Van Hunt.
Ajo u shpreh se ‘ndjen shumë mirënjohje dhe dashuri në këtë ditëlindje!’.
Aktorja shihet e relaksuar teksa është e mbëeshtetur pas divanit ku tregonte dekoltenë e hapur e veshur me një kanatjere të zezë më dantella mund të shihet e përkulur pas e veshur me një ansambël dantelle të zeza.
Në një postim të ëmbël të ditëlindjes në Instagram, partneri i Berry-t ndau një sërë fotosh dhe videosh të aktores dhe krahas tyre shkroi urimin:
‘Ckemi zemer. Është ditëlindja jote, dhe kundër dëshirës tënde po e bërtas në majat e maleve dhe po festoj me botën forcën e mrekullueshme, të dashur, qesharake dhe jetëdhënëse që je”, shkroi Hunt, 52 vjeç në mbishkrim.
Nuk kaloi shumë kohë dhe aktorja fituese e çmimit Oscar i ktheu një mesazh kantautorit.
‘Faleminderit dashura ime. Unë të dua më shumë sesa mund të shprehin fjalët – ti je personi im, ky është një FAKT! je vërtet budalla për atë foton me mustaqe të Freddie princit !!!’ shkroi ajo në seksionin e komenteve, së bashku me një emoji me zemër të kuqe.
Një numër miqsh të Berry-t i dërguan gjithashtu urime e tyre për ditëlindjen yllit të X-Men, të cilat u postuan në InstaStory.