“Duam trofeun si dhuratë për kapitenin dhe mikun tonë”, Superfinalja, Bonuçi: Ta nderojmë Kielinin!

Superfinalja ndërkon tinentale rikthehet në skenë, pas herës së fundit në vitin 1993, kur ishte pikërisht Argjentina që e fitonte atë, por edhe mbrëmjen e sotme në Londër, në “Uembli”, do të jenë sërish bardhekaltrit si kampionë të Amerikës së Jugut që do të sfidojnë homologët e Europës, Italinë, e cila më 11 korrik në të njëjtin stadium mposhti “Tri Luanët”.

kie

Në të njëjtën kohë, finalja e sotme do të jetë edhe ndeshje e 117 dhe e fundit e Xhorxho Kielinit me “Axurrët”, një lojtar që pa dyshim do të nderohet nga të kaltrit dhe nga Lionel Mesi me shokë, prandaj Leonardo Bonuçi, kapiteni i ardhshëm i Italisë i kërkon një sforco të gjithë shokëve të skuadrës:

“Kjo finale do të jetë sa e bukur, por aq edhe e trishtë për mua. Do të luaj sërish në kombëtare me mikun dhe mbrojtësin më të mirë të Italisë, por fatkeqësisht do të jetë e fundit. Ai më ka lënë trashëgiminë e shiritit të kapitenit dhe unë do të bëj të pamundurën që të jem sa më i mirë për shokët e mi, por nuk ka dyshime se mungesa e Xhorxhos do të ndihet.

Nga nesër (sot) e në vazhdim dua të jem një shembull më i mirë për të gjithë dhe të vë në zbatim atë ‘etjen për gjak’ që kam mësuar nga Kielini.

Sfida me Argjentinën? Do të jetë pa dyshim një emocion i bukur dhe e falënderoj Mesin për fjalët e bukura që shprehu për ko mbëtaren tonë. Gjithsesi, plagën ia hapëm vetë vetes duke mos qenë në Botëror, por do të jemi në ‘Uembli’, aty ku u shpallëm kampionë Europe dhe duam ta fitojmë me çdo kusht trofeun e kësaj superfinaleje, për të nderuan kapitenin tonë Xhorxho”, tha Bonuçi.

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×