Kishin ndërtuar një rrjet transporti klandestinësh, lëshohen 8 urdhër-arreste, 4 në kërkim

Policia E Dibres

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe goditet grupi me 15 shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISE
Ekzekutohen 8 masa sigurie “Arrest me burg”, 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”, dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Në kuadër të hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për identifikimin e personave që meren me veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitmit, shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, raste këto të goditura gjatë operacioneve “SMUGGLING 1 dhe 2”, të zhvilluara më parë, është bërë i mundur goditja e grupit të tretë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Kukës, DVP Tiranë dhe DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit si mëposhtë:

Arjan Hoxha
Aleks Fida,
Afrim Gjoka
Aldi Muçmata,
Klodjan Duraku
Mirsat Omuri
Shkëlqim Pula
Mentor Kuka

U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Sh.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe M.K., 40 vjeç, banues Tiranë.

Janë shpallur në kërkim policor shtetasit :
R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç, banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu janë caktuar masat e sigurimit personal “Detryim paraqitje”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit: P.K., 68 vjeç; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, të cilët ndiqnin itinerarin që fillonte nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, me qëllim transportimin e tyre, ku kundrejt pagesave të cilat fillonin nga 6000 euro për person, iu premtonin kalimin nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia me destinacion vendet e BE-së.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme monetare, automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, aparate celularë dhe pasaporta të shtetasve huaj. Janë identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë si dhe ëshë bërë i mundur dokumentimi i transfertave të parave në euro të kryera ndërmjet këtyre shtetasve, ku nga analiza e këtyre transaksioneve vihet re se vlerat monetare janë transferuar nga Greqia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e lindjes, të cilat kapin vlerën e 36.912 Euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×