Sesto San Xhovani është një komunë rreth 13 kilometra larg Milanos, por mund t’i rrëmbeje metropolit italian një nga dy skuadrat.
Më të rëndësishmen, të paktën për momentin. Kjo sepse Milani është gati të ndërtojë një stadium të ri dhe Xherri Kardinale nuk ka ndërmend të presë pafundësisht burokracitë e Bashkisë së Milanos, e cila zvarrit projektin prej disa vitesh.
Sesto San Xhovani e ka hapësirën e duhur dhe është gati t’ia garantojë kuqezinjve për impiantin e ri. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Roberto di Stefano, i cili pasi konfirmoi takimin me pronarin e ri të “Djalli” ka deklaruar:
“Ishte një takim informativ. Ai kishte interes të shihte situatën e shërbimeve dhe zonën ku mund të ndërtohet. Qendra e Milanos dhe aeroporti i Linates janë vetëm 15 minuta larg”.
Ndërkohë, ardhja e pronarit të ri mund të shtyjë kuqezinjtë të ndërtojnë një stadium personal duke u shkëputur nga plani për ta ndërtuar me Interin.
Arena e Lajmit

Loading…