Goditën njëri-tjetrin me grushte, procedohen penalisht dy persona në Tiranë

Policia

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.

“Blutë” bëjnë me dije se 65-vjeçari I.B., dhe Z.D., 64-vjeçar janë proceduar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 65 vjeç, dhe Z. D., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. K., 27 vjeç, K. A., 20 vjeç, B. A., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×