Tashmë është zyrtare, Erion Hoxhallari largohet nga Tirana në drejtim të skuadrës së UTA Arad.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi nga Rumania me anë të një komunikate në sajtin e saj. 26-vjeçari bën hapin e madh në karrierë duke u transferuar te një klub europian.
Hoxhallari bashkohet sërish me ish-kapitenin e Tiranës, Idriz Bathën ku së bashku fituan titullin kampion në sezonin 2019/2020.
Mbrojtësi me Tiranën ka fituar gjithsej 2 tituj kampion dhe 1 Kupë të Shqipërisë.
– Arena e Lajmit

Loading…