
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje arrestimin e gjyqtares Zamira Vyshku, dhe avokatit Ilir Pashaj, pasi janë përfshirë në një skemë korrupsioni.
Sipas Lalës, nga një hetim 1-vjeçar, ka dyshime se gjyqtarja i kishte kërkuar familjarëve të Xhulio Musait, Taulant Ramollari dhe Adrena Tirana, (janë ne arrest shtëpie) një shumë prej 4 milionë lekësh, që i riu t’i shpëtonte dënimit.
Përmes avokatit Pashaj, familjarët e të riut nuk kanë pranuar që t’i japin atë shumë gjyqtares, por vetëm 2 milionë lekë. Ka dyshime se gjyqtarja nuk ka pranuar këtë shumë dhe më pas ka dënuar për veprën e plagosjes të riun, siç e përcakton ligji.
Ndërkohë, nga kontrollet e ushtruara në zyrën dhe banesën e saj, deri më tani nuk rezulton që të jenë gjetur shuma parash apo sende të paligjshme. Gjyqtarja që tashmë ndodhet në arrest shtëpie, nuk e ka kaluar vettingun.
Arena e Lajmit
and then