VIDEO/ Brazili nuk përmbahet në miqësore, fiton me “shuplakë” përballë Koresë së Jugut

Brazili ka marrë një fitore të thellë me shifrat 1-5 përballë Koresë së Jugut, sfidë e luajtur në kryeqytetin e shtetit aziatik, Seul.

brazil

“Seleçao” dhuruan magji në këtë përballje, duke konfirmuar dhe një herë që janë një kombëtare super pretendente në Botërorin e Katarit.

Sfida nisi mirë për Brazilin, i cili gjeti një fol shumë të shpejtë me Riçarlison. Më pas u barazua nga Huang Ui-Jo në minutën e 31’. Në fundin e pjesës së parë ishte Nejmar i cili shënoi për të kaluar sërish brazilianët në avantazh dhe më pas loja foli vetëm për “Seleçaot”.

Kjo ishte një provë e rëndësishme për skuadrën e Tite, e cila tani do të bëhet gati për sfidën miqësore me Japoninë pas katër ditësh. Kjo e fundit fitoi përballë Paraguait me shifrat 4-1.

REZULTATET:

KORE E JUGUT 1-5 BRAZIL

Huang Ui-Jo 31’ / Riçarlison 7’, Nejmar (P) 42’, (P) 57’, Kutinjo 80’, G. Zhezus 90+3’

VIDEO

JAPONI 4-1 PARAGUAI

Asano 36’, Kamada 42’, Mitoma 60’, Tanaka 85’ / Gonzalez 59’

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×