FOTO/ U vra para shtëpisë në Milot, ky është Klisman Preçi. Ja momenti pas atentatit që i shpëtoi në maj (Video)

Screenshot 2022 07 22 11.32.52 Pm

Klisman Preçi është i riu që u vra mbrëmjen e kaluar në një atentat me armë zjarri në Milot pasi iu bë atentat bashkë me 46-vjeçarin Ylli Brahimi, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.

Ngjarja ndodhi më 14 maj rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para pak pas sulmit që ndodhi në Lezhë, ku dy të rinjtë i shpëtuan atentatit me armë zjarri.

Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip “Audi” ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.

Shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.

Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×