Juve e Milan ndajnë pikët, mbyllet në “paqe” supersfida e Serie A, Spalletti dhe Amorim njëzëri: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Një pikë për Juventusin dhe Milanin në “Allianz Stadium”, pas një barazimi 1-1 që u vendos në minutat e fundit. Një sfidë e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që patën momentet e tyre, por që shpërtheu vetëm në fund.

Juventusi e nisi më kërkues, duke tentuar të shfrytëzonte sidomos krahun e Conceicaos. Rasti më i mirë i pjesës së parë i takoi Locatellit në minutën e 25-të, por mesfushori shpërdoroi nga një pozicion shumë i favorshëm. Milani pati pak hapësira për të rrezikuar, ndërsa Maignan ndali një tentativë të Nico Gonzalez. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Edhe pas pushimit ritmi mbeti i lartë, por golat munguan. Në minutën e 58-të, Conceicao ishte shumë pranë avantazhit, por goditja e tij nga jashtë zone u përplas në shtyllë.

Milani goditi në minutën e 68-të. Pas një topi të humbur nga Kolo Muani, Chukwueze udhëhoqi kundërsulmin dhe shërbeu për Cissen. Sulmuesi kontrolloi bukur, u kthye në të djathtë dhe me një goditje të saktë mposhti Vicario-n, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Juventusi u hodh në sulm në kërkim të barazimit. Spalletti aktivizoi Woltemaden dhe në minutat e fundit hodhi Gattin praktikisht si një sulmues shtesë. Zgjedhja rezultoi vendimtare. Në minutën e 92-të, Koopmeiners krosoi në zonë dhe Gatti, me kokë, mposhti Maignan për 1-1.

Ndalesa e pare kjo për të dyja skuadrat pas javës së tretë. Një barazim që i mban si Juven dhe Milanin në kuotën e 7 pikëve.

Pas ndeshjes Spalletti u shfaq i bindur për rrugëtimin e Juventusit dhe mbrojti Kolo Muanin:

“Jam në karrocën e Kolo Muanit dhe aty do të qëndroj. Në fund do të shohim se ku do të na çojë kjo karrocë. Unë do të qëndroj deri në fund të kampionatit. Ne e zhvilluam ndeshjen siç duhet. Juventusi ishte vazhdimisht aty, duke ushtruar presion, duke tentuar të rrisë ritmin dhe intensitetin e lojës. Donim të ishim ne ata që do ta kontrollonim ndeshjen dhe qëllimet ishin të duhura. Sigurisht, duhet të përmirësohemi në zgjedhjet që bëjmë në momente të caktuara”

Në krahun tjetër Amorim, nuk u shpreh i kënaqur me lojën e të tijve, teksa theksjoi e Juventus nuk meritoi ta humbiste sfidën: “U përpoqëm të zhvillonim lojën tonë, por sa herë që humbnim topin, vuanim. Nuk e meritonim të fitonim, ose më saktë, Juventusi nuk e meritonte të humbiste. Jemi një skuadër që luan së bashku prej dy muajsh dhe kemi ende shumë punë për të bërë”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×