Tronditet Kurbini/ Atentat me armë zjarri, vritet i riu, plagoset një 46-vjeçar (EMRAT)

Policia Naten Vlore 1100x620

Kurbini është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. Dy persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Milotit, por më pas një prej tyre ka ndërruar jetë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ka mbetur i plagosur Ylli Brahimi dhe Klisman Prençi, ky i fundit ka ndërruar jetë pak minuta më pas.

Atentati ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së 46-vjeçarit Brahimi.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në 13 janar të vitit 2021.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×