Atentatet/ “Janë ekspozuar me blinda”, eksperti i kriminalistikës paralajmëron policinë: Ndodheni në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, ofensivë

Karamuco 3

Teksa vendi u trondit sërish mbrëmë nga një atentat mafioz, ku dy të rinj u sulmuan me armë në Milot dhe për pasojë një prej tyre humbi jetën, vjen një reagim nga eksperti i kriminalistikës, prof. As. Dr Ervin Karamuço.

Ky i fundit përmes një reagimi thekson se tani më shumë se kurrë që policia të tregojë aftësi, pasi ndodhet në mesin e një një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar ” modus operandi”.

“Tani më shumë se kurrë kemi sfidën të tregojmë se kemi aftësi policore inteligjente, drejtim strategjik profesionist dhe vullnet për të kaluar në ofensivë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike. Policia duhet të kuptojë që tashmë ndodhet në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar ” modus operandi”. Kanë dalë hapur, janë ekspozuar me blinda dhe arsenal armësh, kanë shkathtësi në mbulim dhe humbje gjurmësh, si dhe krijojnë alibi proceduraile të mirëmenduara. Kjo është koha e kthesës së shtetit ligjor, ndryshe do të jetë shumë vonë.”, shkruan Karamuço.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×