Gjiknuri dhe Gjylameti takojnë bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

8ffa804c Bf8c 4ef3 A3ae 6d2af582d960

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane🇪🇺, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste🌹 në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×