Me gomone drejt Anglisë, shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë

61c1ee39f0e56 12 Aout 2021 Au Large De Dunkerque Photo Ludovic Caloin 1

Mëngjesin e sotëm në ujërat francezë një varkë me 48 emigrantë me destinacion Anglinë është shpëtuar nga mbytja. Varka pësoi një defekt me motorin në orët e para të ditës dhe rrezikoi të fundosej por forcat franceze të shpëtimit ndërhynë duke shmangur tragjedinë.

Në bordin e varkës 8 metra të gjatë ndodheshin 48 persona ku shumica ishin shtetas shqiptarë meshkuj. 5 femra dhe 3 fëmijë ishin gjithashtu mes emigrantëve që tentonin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas shpëtimit të tyre emigrantët u shoqëruan në Portin e Treport rreth orës 10:00 të mëngjesit ku iu dha edhe ndihma mjekësore atyre që iu nevojitej.

Sakaq, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli administrativ në një gjimnaz të qytetit tha kryebashkiaku i qytetit France në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×