Barazim pas dhjetë humbjeve radhazi, rivali i Shqipërisë merr pikën e parë të Ligës së Kombeve në historinë e vet

Izraeli dhe Islanda nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në Haifa, duke i dhënë kështu Kombëtares shqiptare një mundësi shumë të mirë në Grupin 2 të Ligës B.

islanda

Për Islandën, kjo ishte një pikë historike në këtë kompeticion, duke u bërë barazimi i parë që arrin në Ligën e Kombeve.

Në 10 sfida që përfaqësuesja e Islandës që ka luajtur në këtë kompeticion, u desh edicioni i tretë që të merrej pika e parë.

Sfida tjetër e Islandës do të jetë përballë Shqipërisë, në Rejkjavik.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×