Video/ Fjalimi i Ibrahimajt në Kuvend, Spaho: Zonja ka katër muaj që lexon të njëjtin fjalim

Spaho32

Fjalimi i ministres së Financave, Delina Ibrahimaj për aktin normativ të kompensimit të kompanive të ndërtimit është kritikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Sipas tij, ministrja ka katër muaj që lexon të njëjtin fjalim në Kuvend.

“Nuk është normale që ministrja e Financave vjen me të njëjtin fjalim që ka mbajtur për Butrintin dhe luftën në Ukrainë, vjen tani dhe shpjegon edhe aktin normativ.

Të vijnë e të na thonë 5 gjëra që ka të bëjë me aktin normativ. Të ngelemi në debatin për çështjen dhe jo të dëgjojmë të njëjtat histori nga kjo zonjë”, tha Spaho.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×