Protesta e 7 korrikut/ Xhaferri: Nuk marrim pjesë nëse na nxihet emri, kjo nuk është protestë për hallet e qytetarëve

Whatsapp Image 2022 06 30 At 10.51.04 750x375

Deputeti Ferdinand Xhaferri, në fjalën për gazetarët përpara Kuvendit, ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e protestës së 7 korrikut.
Ai është shprehur se kjo protestë nuk po bëhet për problematikat që shqetësojnë qytetarët. por për probleme personale.

“Ne jemi dakord për protesta por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë.

Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve.

Nëse duam të shpëtojmë të djathtën Berisha duhet të bëjë një hap pas.

Rama nuk ka rritur çmimet tani, po bëhen 10 vite, po nuk mund të dalim në protestë ku na nxihet emri jonë”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×