VIDEO/ E njëjta taktikë si në masakrën e Fushë Krujës, ekzekutimi me mbi 100 plumba i 28-vjeçarit në Milot. Ja lidhjet me Brilant Martinajn

640 0 1ad6b7eac0cd3e7dd04497f384e4b6dc

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati në Milot, ku u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi, ku i fundit rezultonte të kishte njohur me Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në masakrën e Fushë Krujës.

“BalkanWeb” mëson se grupi hetimor ka vijuar punën, ku ka shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu, janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Grupi hetimor ka ushtruar kontroll në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, së bashku me provat e tjera nga vendi i ngjarjes.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×