FOTO-VIDEO/ Në arrati dhe i akuzuar për krime terrorizmi, arrestohet në Spanjë 35-vjeçari shqiptar

Fotonoticia 20220726135032 600

Është arrestuar këtë të martë një shtetas shqiptar. Sipas autoriteteve spanjolle shqiptari ishte në arrati.

Garda Civile pretendon se shqiptari ishte në kërkim për krime terrorizmi dhe se përdorte rrjete sociale për të promovuar sulmet vetëvrasëse.

Guardia Civil Detencion Hombre 1024x576

Fotonoticia 20220726135032 600

35-vjeçari i arratisur, në momentin e arrestimit është gjetur me një  “stilolaps të punuar me dorë dhe kalibër 22 milimetra”.

Gjithashtu theksohet se arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ‘Azabache’,.Hetimet paraprake për veprimtarinë e tij në platformat sociale konfirmojnë përkatësinë e tij në ideologjinë më radikale të natyrës terroriste, pasi ai përmendi dhe vlerësoi figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

Gjithashtu i arrestuari kërkohej nga Interpoli nga autoritetet shqiptare për vendndodhjen dhe arrestimin e tij për nxitje për të kryer sulme terroriste.

35-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj autoriteteve gjatë arrestimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×