Kristjan Asllani ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Empolit, ku ka bërë që shumë skuadra të jenë pas gjurmëve të tij.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, përveç Interit dhe Milanit në garën për të fituar shërbimet e mesfushorit shqiptar ka hyrë dhe Napoli.
Inzagi e sheh 20-vjeçarin ideal në pozicionin e zëvendësit të Marselo Brozoviç, ndërsa napoletanët do të hidhen në sulm nëse një nga Fabian Ruiz dhe Zielinski do të largoheshin në drejtim të Spanjës, respektivisht te Barcelona dhe Valencia.
Në sezonin që përfundoi, Asllani është aktivizuar në total në Serinë A në 23 ndeshje ku ka realizuar një gol dhe ka dhuruar gjithashtu dhe një asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit

Loading…