Interi e dëshiron me çdo kusht Asllanin, zikaltërit i ofrojnë Empolit talentin e sulmit në këmbim të mesfushorit të Kombëtares

Interi duket se e ka seriozisht për Kristjan Asllanin me klubin zikaltër që po lëviz shpejt për të mbyllur marrëveshjen me Empolin pas interesimit të skuadrave të tjera të Serisë A si Milani dhe Napoli për mesfushorin e Kombëtares.

ASLLANI 1

Sipas raportimeve nga e përditshmja italiane “Libero”, Interi duket se po studion një mënyrë tjetër për të arritur tek Asllani duke menduar ti ofrojë Empolit kartonin e sulmuesit të talentuar italian, Sebastiano Espozito në këmbim të Asllanit.

Empoli do të preferonte një ofertë prej 15 milionë eurosh për kartonin e mesfushorit kuqezi, por negociatat e vazhdueshme me ziklatërit si dhe perspektiva e Espozitos mund ti ndryshojnë mendjen klubit italian në pranimin e kësaj oferte.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×