Mançester Siti dhe Liverpuli po e shohin me interes ngërçin e rinovimit të Barcelonës me Gavin. Kontrata e fantazistit të La Masias në “Camp Nou” skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Talenti 17-vjeçar është një nga lojtarët me një të ardhme të jashtëzakonshme në futbollin spanjoll, por vështirësitë financiare të katalanasve bëjnë që palët të jenë larg gjetjes së një akordi për rinovimin.
Menaxheri i tij, Ivan de la Penja, është në kontakte të vazhdueshme me klubin, por palët janë ende shumë larg. Klauzola e prishjes së kontratës së tij është vetëm 50 milionë euro dhe Barcelona duhet të reagojë shpejt për të mos humbur një lojtar që e tregoi edhe në ndeshjen e fundit mes Spanjës dhe Portugalisë se çfarë potenciali ka.
Arena e Lajmit

Loading…