Pësoi aksidentin e frikshëm me makinë/ Publikohet fotoja e artistit turk, Ibrahim Tatlises, në spital. Ja gjendja e tij

20220825_120719-2

Artisti i njohur turk i cili u përfshi në një aksident ë rëndë ditën e sotme, Ibrahim Tatlises, është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tatlises i cili u dërgua në spitalin Acibadem Bodrum, u dërgua në dhomën e urgjencës në një karrige me rrota sipas dëshmitarëve okularë. Mediat turke kanë publikuar edhe një foto të artistin i cili ndodhet në spital i shtrirë në shtrat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bodrumit. Mediat turke kanë raportuar se aksidenti i yllit të muzikës ndodhi për shkak të tokës së rrëshqitshme, ku si pasojë automjeti i tij doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një kamion duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar mbi shkëmbinjë.

Tatlıses ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse. Minibusi me stafin e Ibrahim Tatlıses, po shkonte në Yalıkavak për një koncert që do të jepej gjatë mbrëmjes.

İŞTE İBRAHİM TATLISES’İN KAZA GÖRÜNTÜLERİ!#ibrahimtatlıses #trafikkazası #kaza #SonDakika #sondakikahaber #haber #haberler pic.twitter.com/dBJkP78vxA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×