Ndarja e Shakira dhe Zherard Pike u bë kryefjala e mediave kur këngëtarja e konfirmoi lajmin ditën e shtunë.

Tashmë një nga këngët e kolumbianes është ‘analizuar’ dhe janë gjetur disa ‘thumbime’ ndaj mbrojtësit të Barcelonës .
Megjithatë, duket se pas njoftimit zyrtar për ndarjen e tyre, kënga ka marrë një kuptim të ri për fansat e Shakirës .

Kënga mbulon temën e tradhtisë dhe flet për dikë që është zbuluar se ka tradhtuar partnerin e tij, gjë që tani shumë e shohin si dedikim për ish- bashkëshortin e saj.
Teksti i këngës ndër të tjera thotë: “E kuptova që ishe fals. Ishte kashta që i theu shpinën devesë. Mos më thuaj se të vjen keq, duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe unë e di që po gënjen, të përgëzoj, sa mirë veprove, për këtë nuk kam asnjë dyshim”.
Kënga, e cila përdor muzikë elektronike dhe përmban një koreografi të veçantë kërcimi në të cilën të dy imitojnë kërcimin e një roboti, u publikua në fund të prillit.


Arena e Lajmit
Loading…
and then