Rama publikon pamjet e rrugës së Lumit të Vlorës: Një tjetër vepër e sapopërfunduar, shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit

Rruga Vlore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së përfunduar të Lumit të Vlorës.

Ai shkruan se kjo rrugë jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur🙏”, shkruan Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×