
Ryan Reynolds ka bërë dedikimin më romantik për gruan e tij Blake Lively e cila feston sot ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen, @blakelively. Ti je spektakolare. Nuk jam i sigurt nëse ke lindur apo je shpikur. Gjithashtu, faleminderit që më nxite të largohem nga shtëpia herë pas here.“, shkroi aktori, 45 vjeçari në Instagram krah një albumi fotosh në ditëlindjen e 35-të të Lively.
Albumi përmbante disa selfie të tyre, si edhe foto solo të saj në ‘Met Gala’ këtë vit dhe foto duke u ulur në një autobus feste. Ai nuk i la shakatë mëanjë as në këtë ditë, duke shtuar një foto të Lively me gjethe lakër jeshile që mbulonin fytyrën e saj.
View this post on Instagram
Vajza e ditëlindjes ka komentuar poshtë postimit të bashkëshortit të saj, ku shkroi: “djali im”, shoqëruar me disa emoji duke buzëqeshur dhe emoji zemrash.
Vitin e kaluar, aktori u tall gruan e tij në ditëlindjen e saj duke bërë disa batuta që përfshinin Mariah Carey. Reynolds ndau në TikTok një video të tij me këngën hit të Carey të vitit 1995 “Fantasy” – një këngë e paraqitur në filmin e tij ‘Free Guy’. Natyrisht, nuk kaloi shumë kohë dhe fituesja pesë herë e çmimit ‘Grammy’ bëri duet videon.
@mariahcarey #duet with @vancityreynolds That wasn’t part of the plan! 😂❤️ #FreeGuy #Fantasy ♬ Fantasy – Mariah Carey
Lively dhe Reynolds u takuan në vitin 2010 kur luajtën si aktorë kryesorë në filmin ‘Green Lantern’. Ata filluan të takoheshin një vit më vonë dhe u martuan në shtator 2012. Ata kanë tre vajza së bashku: James, Inez dhe Betty.
Edhe kur çifti herë pas here nuk pajtohen në mendime, ata gjithmonë duket se ia dalin mbanë.
Javën e kaluar, në një intervistë me ‘Entertainment Tonight’, ylli i ‘Red Notice’ tregoi se si Lively përfundimisht ra dakord për aventurën e tij për të blerë skuadrën e futbollit të ‘Wrexham AFC’ me mikun Rob McElhenney.
“Unë betohem sekonsultohem me gruan time përpara se të vesh pantallonat,” tha Reynolds me shaka. Lively, e cila fillimisht nuk u emocionua kur lindi ideja, më në fund e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, tha ai. “Ajo në fakt është më e fiksuar pas Wrexham se unë,” zbuloi ai.