Vdekja misterioze e tregtarit të armëve, Polonia kontakton me qeverinë shqiptare për hetimet, ja çfarë thotë kryeministri

987

Pas ndarjes nga jeta në  Shqipëri, si pasojë e një arresti kardiak e tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, qeveria polake ka hyrë në kontakt me qeverinë shqiptare për të mësuar për detajet e hetimit.

Kryeministri Polonisë Mateusz Morawiecki, në një konferencë për mediat u pyet për këtë çështje, për të cilën u shpreh: “Nga informacionet që unë kam, zëvendës kryeministri është vënë në kontakt me qeverinë shqiptare. Kjo ka ardhur pas një kërkese të familjes. Jemi duke u konsultuar me palën shqiptare. Të gjitha informacionet që ngrinin dyshime janë ndarë me familjen e të ndjerit dhe qeverinë shqiptare“, shprehet kryeministri polak.

Kreu i qeverisë polake nuk dha detaje të tjera se çfarë bashkëpunimi ka kërkuar nga qeveria shqiptare, në një kohë kur raporti policisë së shtetit dhe autopsia mjeko-ligjore kanë mbërritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×