“Studentët do të jenë në protestën e 7 korrikut”, e reja: Sërish do të ngre zërin, të ngrihemi edhe për ata që nuk i kanë as mundësitë fizike të jenë

6734df37 6bb1 49c8 A31c 4dd7ab74778e

Studentja Edona Osmanaj ju bëri thirrje të rinjve, nga selia e PD, që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha.

Ajo tha se studentët do të jenë në protestë dhe zërin do ta ngrenë “si në protestën e studentëve në 2018-ën”.

Deklarata:

Jam Edona Osmanaj, 21 vjeç, studente.
Jam këtu për t’u bërë thirje bashkëmoshatarëve të mi t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.
Unë vij nga përvoja e protestës studentore të vitit 2018.
Në atë kohë protestoja për kushtet e këqija të moshatarëve të mi në konvikt, edhe pse vetë nuk isha konviktore.
Protestoja për studentët që nuk merrnin bursën, edhe pse unë vetë nuk merrja bursë.
Kam protestuar atëherë, dhe do protesoj më 7 korrik, sepse protestat nuk janë dhe nuk mund të jenë diçka vetjake.
Protestat bëhen për shumicën, jo për atë pakicë që i ka punët në rregull.
Protestat nuk janë vetjake, dhe kur të vijë dita që ato të jenë të tilla, nuk mban më situata.
Një protestë vetjake do të thotë të mbetesh pullë vetëm.
Për këtë duhet të bashkohemi: të mos lëmë askënd në rrezik që të mbetet vetëm.
Më 7 korrik, le të ngrihemi edhe për ata që nuk i kanë as mundësitë fizike të shkojnë në protestë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×