Merr flakë në ecje automjeti në Bypass-in e Vlorës, ja dyshimet e policisë

Foto ilustruese

Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa lëvizte në Bypas-in e Vlorës.

“Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”, njoftojnë blutë e qytetit bregdetar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×