Ende pa u larguar Alesandro Bastoni, tek Interi po kërkojnë zëvendësuesin e tij. Marko Senezi është emri që ka dalë në sipërfaqe ditën e djeshme si i duhuri për të mbushur boshllëqet në mbrojtje, mbi të gjitha në rast largimi të italianit, pasi karakteristikat i kanë të njëjta.
Qendërmbrojtësi i Fejnordit, ashtu si Bastoni, preferon këmbën e majtë dhe, edhe pse është mësuar të luajë në një mbrojtje me 4, e ka bërë jo pak herë mbrojtësin e majtë. Argjentinasi ka bërë një sezon të mirë me holandezët dhe ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e zikaltërve, të cilët tani nuk duan të humbasin mundësinë për ta sjellë në Milano, për më tepër që Fejnordi mund ta lërë të shkojë për 12 milionë euro, një shumë jo e papërballueshme për arkat e zikaltërve.
Senezi disponon jo vetëm vlerësimin e Inzagit, por mbi të gjitha mbështetjen e Zanetit që ka ofruar siguri për të.
Arena e Lajmit

Loading…