Lamtumirë rroga marramendëse. Vendimi më i fundit i drejtuesve të Barcelonës për të shpëtuar nga rrogat jashtëzakonisht të larta, u ka dhënë fund çmendurive të viteve të kaluara ku lojtarët katalanas ishin ndër më të paguarit e planetit edhe kur nuk fitonin asgjë.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Joan Laporta ka vendosur që në klub të mos ketë rroga më të larta se 10 milionë euro dhe këtë kusht duhet ta pranojë çdo lojtar që synon të veshë fanellën e katalanasve. Në këtë mënyrë synohet të ulet tavani i rrogave i cili është shumë i lartë dhe ka qenë një nga shkaqet kryesore pse klubi aktualisht ka qindra miliona euro borxhe ndaj bankave ku ka marrë hua pas huaje.
“AS” bën të ditur se këtë kërkesë e ka pranuar edhe Levandovski, i cili ka rënë dakord që rroga e tij të jetë prej 9 milionë eurosh në vit, ashtu si edhe yjet e rinj të skuadrës që kanë rinovuar kontratat e tyre. Telashi është me disa prej “veteranëve” me më krye Pike, të cilët kanë kontrata ekzistuese përtej kësaj vlere. Mbrojtësi do të përfitojë 13 milionë euro në sezonin e ardhshëm nga kontrata që ka me klubin, ashtu si Frenki De Jong. Ndaj katalanasit presin që ai të bëjë këtë sakrificë dhe të pranojë uljen e rrogës deri në kuotën e 10 milionë eurove.
Arena e Lajmit

Loading…