Babai i tij urrehet nga tifozët bardhezi, Juventusi shkakton polemika me objektivin e radhës në merkato

Vlahoviç, por jo vetëm. Sulmi i Juventusit ka nevojë për një përforcim duke parë largimin e Dibalës, atë të mundshëm të Moratës dhe një sërë pasigurish për të ardhmen e Kinit. Në listën e kandidatëve shfaqet edhe emri i Xhovani Simeones. Argjentinasi, protagonist i një tjetër sezoni të bukur me Veronën, i ka të gjitha letrat në rregull për të bërë zëvendësin e serbit, i cili i vetëm nuk mund të mbajë të gjithë peshën e sulmit bardhezi gjatë një sezoni të gjatë dhe lodhshëm.

simeone

Talenti i datëlindjes 1995, kartoni i Simeones vlerësohet rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme dhe shumë më e ulët se ajo që duhet për të transferuar përfundimisht Alvaro Moratën nga Atletikoja e Madridit, edhe pse me ulje në krahasim me 35 milionë eurot e parashikuara fillimisht. Spanjolli duket i sigurt se do të lërë Torinon. Për të ka shfaqur interes Arsenali, që është gati të kënaqë kërkesat e Atletikos së Madridit ose të paktën të ofrojë më shumë sesa Juve. Por edhe për Simeonen ka konkurrencë.

Flitet për alternativa si Luis Muriel, Marko Arnautoviç e deri tek Arek Milik. Të gjithë kanë të përbashkët faktin që mund ta pranojnë stolin (kolumbiani dhe austriaku i kanë kaluar të 30-at) dhe kostot e kartonit nuk i kalojnë 20 milionë eurot, limiti i përcaktuar në Kontinasa. Opsionet nuk mungojnë, por më parë duhet vendosur se çfarë do të bëhet me Moratën dhe mbi të gjitha Kinin, duke parë se ky i fundit erdhi i huazuar për dy vite dhe nuk mund të shitet në rast se nuk blihet më herët.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×