FOTO/ “Me zemër jam aty”, Uzuni motivon kuqezinjtë për sfidën e parë në Ligën e Kombeve

UZUNI 2Myrto Uzuni do të jetë sot një nga mungesat e mëdha për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Islandës. Sulmuesi është dëmtuar gjatë stërvitjeve para kësaj ndeshje dhe kështu, nuk ka udhëtuar drejt Reikjavikut për sfidën e parë të kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

 

Megjithatë që nga Shqipëria ku ai vazhdon përgatitjet me shpresën për të qenë i gatshëm për sfidën ndaj Izraelit, Uzuni ka dërguar një mesazh motivimi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Shumë suksese ekipit kombëtar sonte. Në pamundësi për të qenë në fushë, por me zemër jam aty me ju”, shkruante Uzuni në këtë mesazh të tij për kuqezinjtë.

WhatsApp Image 2022-06-06 at 8.21.20 PM (1)

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×