Kraja në SHBA/ Gledis Nano vizitë në SPAK, e dyta brenda pak ditësh, ja nga kush shoqërohej

640 0 1655400089xgledis Nanopng 204

Paraditen e sotme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se kjo vizitë është e dyta që Nano zhvillon në SPAK. Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka detaje se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK.

Së bashku me Nanon, ishte dhe drejtori i ri i policisë kriminale, Neritan Nallbati, i emëruar vetëm pak ditë më parë në këtë detyrë. Ndërkohë ditën e sotme SPAK njoftoi se Arben Kraja, Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH-së, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-ve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×