Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po shijojnë romancën e tyre në fshehtësi, edhe pas 1 viti së bashku. Çifti ende s’kanë dalë zyrtarisht bashkë, edhe pse janë parë pranë banesave të njëri-tjetrit disa herë, pasi legjenda e Romës dhe prezantuesja Ilary Blasi konfirmuan ndarjen e tyre.

Sipas të përjavshmes italiane Dipiù, Noemi megjithatë është e lodhur duke vazhduar të fshihet. Miqtë e saj
kanë treguar për revistën se ajo dëshiron të dalë hapur për të zyrtarizuar marrëdhënien me Françesko Tottin.
“Noemi nuk e konsideron veten shkaktare të ndarjes mes Ilary dhe Tottit dhe do të donte të dilte me të, të mos fshihej, kjo sepse marrëdhënia e tyre nuk është thjesht një flirt, por diçka më e rëndësishme”, tha një burim.
Por përse çifti nuk dalin hapur? Sipas burimeve, 45-vjeçari dëshiron që fillimisht të zgjidhë çështjen e divorcit me Ilary.
“Në mes të kësaj stuhie, atij nuk i pëlqen që ta jetojë lidhjen e tim me Noemi hapur, pasi do përballet në gjykatë me Ilary për ndarjen pasurive të tyre të konsiderueshme”, shtoi burimi.
Ndërkohë ish-futbollisti dhe partnerja e tij e re raportohet se do të zytarizojnë lidhjen vetëm pas disa muajsh, por Totti të mbyllë divorcin me nënën e fëmijëve të tij.
and then